ROZËTË FUNDIT

Arta Nitaj vjen me poza joshëse përbrenda veturës luksoze

Bukuroshja Arta Nitaj është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, modelja dhe aktorja me origjinë nga Peja ka publikuar disa fotografi mjaft atraktive për ndjekësit e saj të shumtë.

Ajo ka pozuar me një fustan të bardhë me shkëlqim, i cili theksonte mjaft mirë formën e saj trupore.

Nga imazhet, duket se bukuroshja ka pozuar brenda një veture luksoze, ndërsa pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar.

Arta përndryshe shquhet si një prej vajzave më joshëse të estradës shqiptare.

Ajo mori famë pas paraqitjes në serialin “O Sa Mirë”, ku për disa sezone luajti rolin e Xhesikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *