Skuadra favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve, sipas “Opta”-s
Kompania britanike analitike sportive “Opta”, e cila ofron të dhëna për më shumë se 30 sporte në mbi 70 vende, me klientë që variojnë nga ligat dhe federatat te transmetuesit dhe faqet e internetit të basteve ka publikuar së fundmi shanset për gjysmëfinale, finale dhe për të fituar trofeun, për secilin nga tetë klubet e mbetura në Champions League.
Gjatë kësaj të marte dhe të mërkurë janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale në Champions League, ku disa nga skuadrat kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale. Manchester City ka fituar 3-0 në shtëpi ndaj Bayern Munichut, Interi ka triumfuar 2-0 në transfertë ndaj Benfica, Milani moshti 1-0 Napolin, ndërsa Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Chelseat.
Por, cilat skuadra kanë më shumë gjasa për të kaluar më tej në gjysmëfinale, finale apo për ta fituar trofeun. Kompania britanike analitike sportive, “Opta” ka publikuar së fundmi shanset për gjysmëfinale, finale dhe për të fituar trofeun, për secilin nga tetë klubet e mbetura në Champions League. City është skuadra me shanset më të mëdha për të kaluar në gjysmëfinale me 96.1 %, për të kaluar në finale ka 67.5 për qind, ndërsa për ta fituar trofeun 45.5%.
Në vend të dytë është Interi me 93.1% shanse për të kaluar në gjysmëfinale, 44.8 për të kaluar në finale dhe 16.2 për të fituar trofeun.
Real Madrid zë vendin e tretë me 89.5% shanse për gjysmëfinale, për të siguruar finalen ka 28.3%, ndërsa për të fituar trofeun 16%.
Pas tyre vijnë Napoli me 10.7% për ta fituar trofeun, Milan me 8.5%, Bayern Munich me 1.6%, Chelsea me 0.8% dhe Benfica e fundit me 0.6%.