INTERESANTETË FUNDIT

Rekord botëror, 500 ditë e mbyllur në shpellë

Atletja Beatriz Flamini u monitorua nga një grup studiuesish dhe shkencëtarësh

Një atlete spanjolle ka arritur të përfundojë sfidën e pabesueshme që i kishte vënë vetes, qëndrimi për 500 ditë brenda një shpelle.

Beatriz Flamini qëndroi e izoluar në një shpellë të Granadës, pa asnjë kontakt me botën e jashtme, që nga data 20 Nëntor 2021, duke vendosur kështu një rekord botëror. Ajo mori dy kamera për të dokumentuar qëndrimin në këtë shpellë.

50-vjeçarja e kaloi kohën e saj në shpellë duke bërë ushtrime për ta mbajtur veten në formë ndërsa ka shfrytëzuar edhe mundësinë për të lexuar 60 libra. Flamini u monitorua nga një grup psikologësh dhe studiuesish të cilët vëzhgonin çdo lëvizje të saj dhe monitoronin mirëqenien e saj fizike dhe mendore.

Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, përvoja e saj është përdorur nga shkencëtarët në universitetet e Granadës dhe Almerias. Ata po përpiqen të kuptojnë ndikimin e izolimit social në perceptimin e njerëzve për kohën, ndryshimet e mundshme neuropsikologjike dhe konjitive tek njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *