Iftari i Kurtit- Fotoja e çuditshme, shihet alkooli mbrapa shpinës së krerëve të BIK’ut
Kryeministri Albin Kurti ka shtruar sonte iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij për nder të muajit të Ramazanit.
Zyra e Kryeministrit ka shpërndarë disa foto nga iftari që Kurti ka shtruar për krerët e BIK’ut. Në mesin e tyre gjendet edhe një e çuditshme. Nuk dihen arsyet se pse shpërndarësi i fotove nuk e ka hequr atë nga lista.
Por, fotoja tregon se krerët e BIK’ut ishin shumë afër gjërave që llogariten si haram: Alkoolit.
Siç dihet, pirja apo konsumimi i alkoolit është i ndaluar dhe konsumimi i tij në ramazan është mëkat më i rëndë.
Në këtë iftar Kurti u shoqërua nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëdhënësi Përparim Kryeziu.
Kreu i ekzekutivit u uroi agjërim sa më të lehtë të ditëve të mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.
“Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë” tha Kurti.