POLITIKATË FUNDIT

Gashi për Gjykatën Speciale: Po korrim diçka që e kemi mbjellur keq

Avokati, Tomë Gashi thotë se gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, do t’i duhen rreth pesë vjet minimumi për të përfunduar.

Sipas tij, Gjykata Speciale është diçka “që po korrim, që kemi mbjell keq”.

“Është tepër e rëndë, e mundimshme, por duhet me thënë…është që po korrim diçka që kemi mbjell keq, gabimisht dhe qëllimisht në vitin 2015. Kërrkush more me pushkë si ka detyru këta me votu Gjykatë Speciale me 3 gusht të 2015…Unë nuk po çuditna qysh po doket dikush i befasum. Po ti kur voton për Gjykatë, ke votu edhe për Prokurori, ke votu edhe për hetuesit. Edhe normal që Gjykatat i mbajnë gjykimet të tilla edhe hermitikisht të mbyllura, edhe janë të stërgjatura, edhe janë të mundimshme, edhe epilogu sigurisht përfundimtar duhet me u prit me vite, e me vite, e me vite”, deklaroi ai në Tëvë 1.

Gashi potencoi se termi i përdorur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, sipas Prokurorisë i bie që “ata kanë pasë një plan”.

“Nëse kishte qenë një ndërmarrje e përbashkët kriminale, atëherë paska qenë edhe NATO ndërmarrje super kriminale, paska qenë edhe Amerika, sepse na ka ndihmu”, shtoi ai.

Më 4 prill 2023 ka filluar gjyqi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së pas më shumë se dy vjetësh. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *