POLITIKATË FUNDIT

Vuçiq u flet serbëve në Rashkë kinse dikush do t’i dëbojë nga Kosova, pastaj mburret: S’do ta lejoj këtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e sotëm me serbët e Kosovës në Rashkë pretendoi se do të ndalojë “dëbimin e tyre” nga Kosova.

Vuçiq, që mori duartrokitje për këto fjalë, u shpreh se ua njeh atyre zemërimin nga hera e fundit kur i thirri që t’i heqin barrikadat.

“E di edhe atë që kam premtuar në takimin e fundit në Rashkë. Por e di gjithashtu që sot, pas disa muajsh, sado të më shash, e di që ka qenë një vendim i përgjegjshëm. Ne duhet të presim, ne po ndërtojmë Serbinë dhe nëse ata bëjnë atë që folëm herën e kaluar dhe nëse kanë një qëllim të qartë për t’ju dëbuar, po jap fjalën time për këtë, do të jetë kështu, ne nuk do të lejojmë dhe nuk do të ndodhë”.

Por, Vuçiq tentoi të mos tregonte entuziazëm për duartrokitjet që mori pas këtyre fjalëve, duke pretenduar se e ka në synim paqen.

“Ua them me përgjegjësi të plotë sepse nuk ngutem dhe nuk nxitoj në konflikte për hir të duartrokitjeve, përkundrazi”.

“Nëse ata sulmojnë popullin tonë, ata nuk do të mund të lëvizin dhe të ndalojnë, të tërhiqen. Të gjithë duhet ta dinë këtë. Nuk jam as Millosheviq, as Tadiq, as Koshtunica. Këtë duhet ta dinë të gjithë”, deklaroi Vuçiq, që prapë u duartrokit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *