POLITIKATË FUNDIT

Qalaj: Sveçla u përplas me një epror, ka ndarë dhoma për vete e Kurtin në Kampin e Njësisë Speciale

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i ftuar në FRONTAL të T7 ka folur sot për një incident që ka ndodhur në mes të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me njërin prej eprorëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Qalaj ka thënë se ministri pa të drejtë ka shkuar në kampin Belvedere, për çfarë edhe ka irrituar Policinë, të cilët kanë konsideruar se prezenca e ministrit aty është pengesë për punën e tyre.

“Aty ka ndodhur një incident pasi njëri prej eprorëve ka kërkuar Sveçlës që të largohet nga kampi, por ministri ka refuzuar”, ka thënë Qalaj.

Ai tutje ka thënë vetë Sveçla ka vendosur që brenda kampit Belvedere të ndërtojë dy dhoma, një për vete dhe një për kryeministrin e Kosovës.

Duke komentuar veprimet e Sveçlës dhe stafit të tij, ka treguar edhe një rast kur shoferi i ministrit i ka detyruar pjesëtarët e njësisë elitare FIT për patrullim në veri të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *