POLITIKATË FUNDIT

Murati: Banka Botërore rendit të parën Kosovën me pakon më të madhe mbështetëse

Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon.

Sipas tij këto statistika vijnë nga raporti i fundit i Bankës Botërore ku thuhet se Kosova ka pasur 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se kjo situatë është e veçantë edhe për dy arsye tjera.

“Çka e bën edhe më të veçantë situatën, është fakti që këto masa mbështetëse janë realizuar krahas uljes së deficitit buxhetor dhe konsolidimit të borxhit publik në të njëjtën kohë”,ka shkruar ai.

Ndonëse inflacioni dhe kriza energjetike kanë goditur të gjitha vendet, reagimet e qeverive nëpër shtete të ndryshme variojnë.

Në tabelën e Bankës Botërore të publikuar nga ministri Murati, Kosova zë vendin e parë me 4.3% të GDP-së, e dyta është Kroacia me 4.2%, Bosnja dhe Hercegovina me 3.7%, Kazakistani me 3%, Maqedonia e Veriut me 2.8%, ndërkaq Shqipëria me 1.9% dhe Mali i Zi me 1.2% janë të fundit në tabelën e GDP-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *