“Baton Stanishiqi nga Drenica”, Gani Mehmetaj tregon biseden e kryekriminelit Millosheviq me Baton Haxhiun në Hagë
Publicisti dhe shkrimtari Gani Mehmetaj ka reaguar ndaj Baton Haxhiut.
Përmes një postimi në Facebook, Mehmetaj e quan Haxhiun “Baton Satanishiqi nga Drenica”.
Këto fjalë ai i thotë pas një debati të ashpër që është zhvilluar mbrëmë kur ishte pjesë Imer Imeri dhe kërkonte zbardhjen e vrasjeve politike.
“Kurrë nuk me hiqet nga mendja dialogu i kriminelit Millosheviç në Hagë me Batonin e Drenicës: “Ti ke qenë spiun i yni apo jo?”. Batua heshte. “Dëshiron të ta dëshmojë?”. Bato shkretani nuk ia kthente, si ta kishte tredh Milosheviçi”, shkruan ai.
Tutje ai shprehet se Haxhiu është në siklet të madh.
Postimi i plotë:
Baton Stanishiqi nga Drenica
E kishin zgjidh Baton Stanishiqin nga vargonjt. Kërcëllonte dhëmbët e ngërdhucej, shkumonte e zhurmonte ata që donin të nxirrnin në pah krimet e pasluftës. E kërcënonte vëllain tim “Horrin” në një televizion paçavure, sepse ia paska nxjerr të palarat dikur. Mi ka ndërsyer edhe mua disa herë hijet e natës.
Kurrë nuk me hiqet nga mendja dialogu i kriminelit Millosheviç në Hagë me Batonin e Drenicës: “Ti ke qenë spiun i yni apo jo?”. Batua heshte. “Dëshiron të ta dëshmojë?”. Bato shkretani nuk ia kthente, si ta kishte tredh Milosheviçi.
Baton Stanishiqi nga Drenica prapë është në siklet të madh: të pastron të palarat e shefave të vet. Por po çatallohet si bulldog kur po merr zjarr.
Lidheni, o burra, pjellën e Stanishiçit se, mos e kafshon dike në vend të keq.