“Po lutem me iu hy bërllogu në banesa, përmes dritareve”, hoxha i Prishtinës befason me komentin
Ani pse njëra ndër zotimet e partive që qeverisin me Prishtinën ka qenë pastrimi i qytetit nga mbeturinat, situata me to muajve të fundit është keqësuar goxha.
Në mars të këtij viti qyteti është vërshuar nga mbeturinat pasi punëtorët e Ndërmarrjes “Pastrimi” kanë hyrë në grevë me kërkesën për rritje të pagave, shkruan Insajderi.
Edhe pse pagat e tyre janë rritur për 70 euro, dhe greva ka përfunduar, Prishtina akoma vazhdon të jetë e “stolisur” me të mbeturat e qytetetarëve të vendosura në qese najlloni.
Një situatë e tillë është edhe tek xhamia “4 Llullat” në Prishtinë.
Një foto të postuar në rrjetin social Facebook, imami i kësaj xhamie, Husamedin Abazi nuk e ka injoruar.
“Për ditë po lutem me ju hy bërllogu në banesa përmes dritareve…gati e kanë edhe këtë me e realizu”, ka komentuar hoxha.