POLITIKATË FUNDIT

Jonuzi: Minatorët që qëndruan rreth 18 orë të ngujuar kanë nisur të dalin

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Jonuzi, konfirmon për Gazetën Express daljen e shumicës së minatorëve që mbetën të ngujuar për rreth 18 orë në Minierën e Trepçës.

U raportua se numri i minatorëve të ngujuar sillet mbi 30-të dhe sipas Jonuzit kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti në ashensorin e minierës, anipse kishte energji elektrike.

Ai tha se minatorët e ngujuar pritet të dalin për 20 minuta.

“Kanë mbetur edhe 10 të fundit duke dalë. Rrymë ka pas po është një defekt në ashensorin e minierës. Gjendja shëndetësore e tyre është stabile dhe e qëndrueshme, kanë qëndruar rreth 18 orë të ngujuar. Për 20 minuta përfundon nxjerrja e gjithë minatorëve të ngujuar”, tha Jonuzi për Gazetën Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *