Droga përdorej 3000 vjet më parë/ Në ishullin Minorca gjenden gjurmë të substancave narkotike
Në ishullin Minorca në Spanjë janë gjetur gjurmë të substancave narkotike që datojnë nga epoka e bronzit
Substancat narkotike përdoreshin nga njeriu që 3000 vjet më parë. Janë gjetur gjurmë të reja në ishullin spanjoll të Minorca se si në ritualet dhe ceremonialet religjoze pagane njerëzit në Epokën e Bronzit përdornin disa lloje substancash bimore, të cilat krijonin ndryshim perceptimi, delir, simulonin aktivitetin fizik dhe eksitimin.
Studimi i publikuar në revistën shkencore Scientific Reports është kryer nga Universiteti spanjoll Valladolid. Nga analizat e kryera në laborator mbi tufa flokësh të gjetur në shpellën Carritx që rezulton të ketë qenë e përdorur nga njeriu 3600 vjet më parë, rezultoi se të gjithë kampionet kishin përmbajtje të alkaloidëve, atropinës, efedrina, të gjithë përbërës që gjenden në disa bimë në natyre dhe që kanë efekte të forta psikidilike tek njeriu.
Sipas autorëve të studimit, në shpellë janë gjetur skulpturat e 210 individëve dhe shumë kuti, në të cilat ishin ruajtur pikërisht flokët, ndoshta me domethënie të veçantë në ritualet e lashta