POLITIKATË FUNDIT

Murati: Vjet u shtuan 7048 vende në sektorin e prodhimit dhe përpunimit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në gjithë vendin janë 7,048 vende pune të shtuara në sektorin e prodhimit dhe përpunimit përgjatë qeverisjes sonë, deri në fund të vitit 2022.

“Kjo është dëshmia më e mirë se programi i qeverisë sonë për rikthim të ekonomisë drejt prodhimit po funksionon”, ka shkruar ai në Facebook.

Murati tha se përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike kemi mbështetur prodhuesit me shumë masa ku përmendi edhe energjinë elektrike, për të cilën tha se është subvencionuar disafish më lirë se rajoni.

Postimi i plotë:

Në gjithë vendin, janë 7,048 vende pune të shtuara në sektorin e prodhimit dhe përpunimit përgjatë qeverisjes sonë, deri në fund të vitit 2022. Kjo është dëshmia më e mirë se programi i qeverisë sonë për rikthim të ekonomisë drejt prodhimit po funksionon.

Përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike kemi mbështetur prodhuesit me shumë masa:

 Furnizim me energji elektrike të subvencionuar, disafish më lirë se rajoni;

 Shtim të kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, dhe mbulim të tarifave për garantimin e kredive;

 Subvencionim të kredive investuese për zgjerim të kapaciteteve prodhuese;

 Mbështetje në trajnimin e stafit, marketing e brendim, dhe pjesëmarrje në panaire brenda e jashtë vendit;

 Grante për bashkëfinancim të pajisjeve; Rritje e subvencioneve për produktet bujqësore;

 Subvencion për punësimin e grave;

 Subvencionim për punësimin e të rinjve;Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit.

Gradualisht, por sigurt, drejt një ekonomie të qëndrueshme. Qeveria për prodhuesit!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *