Kurti sot nënshkruan marrëveshje të rëndësishme me një kompani amerikane
Sot do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kompanisë amerikane General Electric (GE) për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit Kosova B.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ka bërë me dije Zyra e Kryeministrit. Ceremonia do të mbahet nga ora 13:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kompanisë amerikane General Electric (GE) për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit Kosova B”, thuhet në njoftim