ROZËTË FUNDIT

Lot dhe përqafime me njëra-tjetrën, pajtohen Efi dhe Kiara

Pas rifutjes në shtëpinë e Big Brother, Efi dhe Kiara kanë qenë të distancuara nga njëra-tjetra, ku madje ka patur dhe debate mes tyre.

Kiara ka akuzuar atë se ka përdorur imazhin e saj për famë, ndërsa Efi nuk e pranon një akuzë të tillë, ku shpesh herë debatet e tyre kanë qenë mjaft të forta.

Por mesa duket këto keqkuptime mes vajzave kanë marrë fund. Efi dhe Kiara më në fund janë pajtuar. Ato shihen të dyja me lot dhe të përqafuara, ku duket se kanë lënë pas krahëve problemet që kanë pasur me njëra-tjetrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *