“Mos m’kallxo ti mua” / Adem Salihaj: Mua kanë tentu me m’vra, dy-tre veta janë me emrin Syla, kushërinj të Azem Sylës
Ish-zyrtari i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Gjykata Speciale e dëmton Kosovën.
Gjithsesi, ai thotë se ka pasur krime të ish-anëtarëve të UÇK-së pas luftës. Ai shton se personat që i kanë bërë atentat kanë pasur mbiemrin Syla dhe kanë qenë kushërinj të Azem Sylës, ish-shefit të Shtabit të UÇK-së.
“Është duke ndodhur gjykimi i njerëzve në Hagë. Thashë në fillim, është e dëmshme për Kosovën, pavarësisht që jam viktimë. Prej këtyre njerëzve, me fakte, janë dënuar njerëzit me emra. Për mua janë dy aktgjykime. Këta janë shefat e tyre. Edhe disa që nuk janë. Janë dy-tri vetë me mbiemrin Syla, kushërinj të Azem Sylës. Mos më kallxo mu. Azem Syla a ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm”, tha ai.