TË FUNDIT

​Finlanda në NATO, ambasadori Nissinen: E mbështesim Kosovën, stabiliteti i Ballkanit prioritet

​Finlanda në NATO, ambasadori Nissinen: E mbështesim Kosovën, stabiliteti i Ballkanit prioritet

Finlanda do të jetë e përkushtuar për ofruar siguri dhe stabilitet për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar ambasadori i këtij vendi në Kosovë, Matti Nissinen.

Në ditën kur Finlanda u bë anëtarja e 31-të e Aleancës Veri-Atlantike (NATO), ambasadori Nissen garantoi se ky vend do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

“Finlanda ka qenë e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin këtu në Ballkan për shumë e shumë vite dhe ne patjetër do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Nissien.

“Që nga koha e presidentit Martti Ahtisaari ne kemi qenë plotësisht të përkushtuar në promovimin e së ardhmes së Kosovës në organizatat evropiane dhe euroatlantike dhe patjetër do të vazhdojmë ta japim atë mbështetje të palëkundur për Kosovën edhe në të ardhmen”, shtoi ai.

Ambasadori Nissien në një intervistë për The Geopost u shpreh se antarësimi i Finlandës në NATO është historik, transmeton KosovaPress.

“Ne kemi qenë shumë afër NATO-s tashmë më herët me stërvitje në aktivitete të ndryshme të përbashkëta me NATO-n, gjithashtu në të njëjtën kohë shumë gjëra mbeten të njëjta me Finlandën, por prapë se prapë kjo është një ditë e rëndësishme historike për ne”, u shpreh ambasadori finlandez.

Në mesazhin dërguar popullit të Kosovës, ambasadori i Finlandës në Prishtinë potencoi se mbështetja për vendin tonë do të vazhdojë në politikën finlandeze.

“Liderët tanë politikë kanë theksuar vazhdimisht dhe publikisht se Finlanda mbështet anëtarësimet e ndryshme ndërkombëtare të Kosovës në organizata, qoftë në Këshillin e Evropës apo Bashkimin Evropian apo përfundimisht edhe anëtarësimin në NATO dhe politikanët tanë e kanë thënë këtë publikisht dhe jam i lumtur ta përsëris këtu me ju sot, dhe kjo është diçka që do të vazhdojë patjetër në politikën finlandeze”, ka thënë ai.

Në këtë intervistë, ambasadori Nissien ka folur edhe për atë se çfarë ofron Finlanda në aspektin e sigurisë në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *