Borell thotë se Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshje dje për personat e zhdukur
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia të martën kanë arritur marrëveshje për personat e zhdukur.
Më 4 prill në Bruksel kishte takim në mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe drejtorit i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Aty është biseduar për zbatimin e anekesit të marrëveshjes së 18 marsit në Ohër në mes Kosovës dhe Serbisë.
”Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë“, ka shkruar Borrell në Twitter, të mërkurën.
Miraitmi i këtij dakordimi do të miratohet në takimin e radhës në mes kryeministrit Albin Kurit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
”Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të mbledh“, ka thënë Borrell.
Më parë, më 18 mars në Ohër, u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Nënshkrim të marrëveshjes nuk kishte, por Borrell kishte thënë atë natë se “tashmë ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, duke shtuar se “ajo duhet të zbatohet”.