Një person gjendet pa shenja jete në Shalë të Bajgorës
Një person gjendet pa shenja jete në Shalë të Bajgorës
Një vdekje e dyshimtë është raportuar së fundi në rajonin e Mitrovicës së jugut.
Viktima theksohet të jetë gjetur pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Shala e Bajgorës 03.04.2023 – 06:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”./Lajmi.net/