MASHT tregon datën e mbajtjes së testit të arritshmërisë
MASHT tregon datën e mbajtjes së testit të arritshmërisë
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur datën e mbajtjes së testit të arritshmërisë.
Përmes një vendimi të publikuar nga MASHT, theksohet se testimi do të jetë i ndarë në dy faza, ku pjesa e parë përmban pyetjet nga lëndët shoqërore ndërsa pjesa e dytë ka pyetje për lëndët shkencore.
Pjesa e parë e testimit pritet të mbahet më 4 korrik. Nxënësit në pjesën e parë do tu nënshtrohen testit i cili përmban njohuri nga gjuha amtare, gjuha angleze, historia dhe gjeografia.
Ndërsa pjesa e dytë që përfshin njohurit nga lënda e matematikës, informatikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë pritet të mbahet më 11 korrik.
Kjo mënyrë e organizimit të testimit ishte praktikuar edhe vitin e kaluar, me ç ‘rast nxënësit u testuan në dy data të ndryshme për lëndë të ndryshme./Lajmi.net/