TË FUNDIT

Chollet shihet me Lajçakun pak ditë pas Ohrit

Zyrtari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet është takuar sot me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, me të cilin kanë biseduar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Chollet ka thënë se e ka shijuar bisedën që ka pasur me Lajcak për përkrahjen e fuqishme të SHBA-së për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ai ka thënë se kanë ndarë përkushtimin e njëjtë në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian.

“E shijova bisedën me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, ka shkruar Chollet.

Ky takim i tyre ka ardhur pak kohë pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars, ku realizimi dhe përmbushja e përgjegjësive që dalin nga marrëveshja është ndërlidhur me procesin integrues të dy shteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *