Avokati kosovar: Në bazë të paraqitjeve deri më tani, ky proces mund të përfundojë në favor të ish-liderëve të UÇK-së
Avokati kosovar: Në bazë të paraqitjeve deri më tani, ky proces mund të përfundojë në favor të ish-liderëve të UÇK-së
Skënder Musa, i cili është avokat, ka vlerësuar sot mbrojtjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Po ashtu ai ka thënë se ky proces mund të përfundoj në favor të ish-liderëve të UÇK-së.
“E kemi parë një mbrojtje të shkëlqyeshme. Mbrojtja është individuale. Te veprimet individuale e shohim se ku çalon mbrojtja e një individi. Nuk besoj se mbrojtja e këtyre tjerëve nuk do të jetë në të njëjtin nivel. Për avokatin e z. Veseli mundem me thënë që është një ndër avokatët më të mirë në botë. Besoj se mbrojtja do të jetë e koordinuar. Pjesë të caktuara ka përmendur avokati i z.Thaci dhe pjesë të tjera avokati i z.Veseli. Besoj se kështu do të vazhdojë edhe avokati i z.Selimi dhe z. Krasniqi. Do të jetë një mozaik tepër interesant”, ka thënë Musa në Frontal të T7.
“Nuk është zor me konstatu që ky proces do të përfundojë në favor të ish-krerëve të UÇK-së”, ka thënë Musa.