Specialja e qet një pjesë të intervistës së Selimit, aty ai tregon kush i shkruante komunikatat e UÇK-së
Specialja e qet një pjesë të intervistës së Selimit, aty ai tregon kush i shkruante komunikatat e UÇK-së
Prokuroria e Specializuar e Hagës ka publikuar një pjesë të intervistës së Selimit në ZPS.
Aty, Selimi ka treguar se me komunikatat e UÇK-së është marrë Sokol Bashota, shkruan lajmi.net.
Tutje, ai rrëfen se komunikatat janë hartuar nga “Zëri i Kosovës”.
“Me komunikatat është marrë Sokol Bashota. Komunikatat janë hartuar nga Zëri i Kosovës. Në prill të 1998 kemi emëruar zyrtarisht Jakup Krasniqin. Ai është ndihmuar edhe nga Hashim Thaçi”, tha ai./Lajmi.net/