TË FUNDIT

Sorschag edhe zyrtarisht i bashkohet Kosovës

Skitarja me prejardhje nga Austria, Sophie Sorschag, ka marr shtetësinë e Kosovës dhe nga tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat e skijimit.

Dekretin për dhënie të shtetësisë iu dorëzua nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës (FSK), Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i KOK-ut.

Ajo tha se pret suksese të mëdha nën flamurin e Kosovës.

“Do të jetë një nderë për mua ta përfaqësojë Kosovën në gjithë botën. Jam e emocionuar për të gjitha sukseset që i do t’i kemi në të ardhmen”, tha ajo.

Sorschag në janar të këtij viti vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski.

Ajo është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022./Arbresh.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *