TË FUNDIT

Prova e lodhtë e Speciales: I kapet krerëve për arrestimin e qytetarëve që veshën uniformën e policisë serbe

Prova e lodhtë e Speciales: I kapet krerëve për arrestimin e qytetarëve që veshën uniformën e policisë serbe

Sot po mbahet procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.

E gjatë mbajtjes së Gjykimit është bërë e ditur se Gjykata Speciale ka prezantuar si provë një dokument të UÇK-së, në formë urdhëri të dhënë.

Në atë urdhër thuhet se duhet që të arrestohen ata që kanë treguar lojalitet ndaj pushtuesit dhe janë uniformuar me veshje të policisë serbe.

May be an image of text

“Urdhërohen Komandantat e ZO të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të urdhërojnë forcat e rendit(PU) të UÇK-së që ti arrestojnë ata qytetarë që duke treguar lojalitet ndaj pushtuesit janë uniformuar me veshje të policisë serbe me çka kanë bërë tradhti ndaj popullit shqiptar”, thuhet në urdhëresën e Gjykatës Speciale.

Më tutje thuhet se njësoj do të veprohet edhe në të ardhmen për çdo qytetarë që implikohet në çfarëdo policie jashtë formacionit të UÇK-së, para dhe pasi të zgjidhet statusi politik i Kosovës.

Në fjalën e tyre para trupit gjykues të akuzuarit janë shprehur të pafajshëm. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *