TË FUNDIT

Peter Stano: Nesër bisedohet mbi hapat e parë për implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Peter Stano: Nesër bisedohet mbi hapat e parë për implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Në kuadër të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë nesër pritet që të ketë zhvillime të reja.

Në Bruksel do të takohen zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi si dhe përfaqësuesi i palës serbe, Petar Petkoviq.

Dyshja pritet që të diskutojnë në lidhje me zhvillimet e fundit si dhe për marrëveshjen e njohur si ajo e Ohrit.

Në lidhje me këtë është deklaruar edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano deklaroi se të dyja palët duhet të angazhohen që të krijojnë një atmosferë të pajtimit dhe të nisin zbatimin e shpejtë të zotimeve të cilat janë marrë.

Ai tha se palët duhet të përmbahen nga veprimet që do të krijojnë të kundërtën.

“Asnjë krizë nuk do të zgjidhet vetëm duke rënë dakord për diçka. Bëhet fjalë për zbatimin dhe Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe i vendosur për të bërë presion për fillimin e zbatimit. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe kaq i vendosur për të bërë presion tek të dyja palët për të filluar me seriozitet zbatimin. Dhe kjo është ajo që do të ndodhë nesër në Bruksel. Hapat e parë në zbatim do të diskutohen dhe kjo është ajo që pret Bashkimi Evropian”deklaroi Stano./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *