Një grua në Fushë Kosovë dhunohet në një shtëpi të pa banuar
Një grua në Fushë Kosovë dhunohet në një shtëpi të pa banuar
Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur dje në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë, viktima femër kosovare ka raportuar se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte njohur disa muaj më parë.
Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme, e njëjta po ashtu ishte detyruar ti japë para disa herë në shuma të ndryshme.
Pas punës intensive operative dhe hetimore personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/