Lladrovci publikon fotografinë e Speciales: Plaku që vranë serbët krah Jakup Krasniqit
Lladrovci publikon fotografinë e Speciales: Plaku që vranë serbët krah Jakup Krasniqit
Sot në Hagë po mbahet seanca ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Si dëshmi Gjykata publikoi një video ku Jakup Krasnqi mbate fjalim me 28 nëntor të 1998 në fshatin Dujakë.
Por në krah të Jakup Krasniqit qëndronte Fehmi Bajraktari. Për këtë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se është vrarë nga forcat serbe.
Fjalimi i Jakup Krasniqit në fshatin Dujakë më 28 nëntor 1998.
‘’Kur Gjykata e Hagës risjell kujtimet e trisht, më 3 prill 2023.Më 3 prill 1999, është vrarë Fehmi Bajraktari nga fshati Kishnarekë që duket në pamjen ku flet Jakup Krasniqi (në krahun e tij të majtë), me rastin e shënimit të festës së saj. 28 nëntorit të vitit 1998 në fshatin Divjakë’’, ka shkruar Lladrovci.
Sipas Lladrovcit, Paradoksi i kësaj prokurorie është se po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarët duarthatë.
Ndërmarrje Përbashkët Kriminale ishte gjetur gjenocidal i Serbisë, për gati 100 vjet, jo çlirimtarët!Drejtësi për çlirimtarët!, ka shtuar më tutje kryetari i Drenasit. /Lajmi.net/