Krasniqi emocionohet në Speciale: S’kam asnjë lidhje me akuzat e Prokurorisë
Krasniqi emocionohet në Speciale: S’kam asnjë lidhje me akuzat e Prokurorisë
Edhe Jakup Krasniqi në Speciale është deklaruar i pafajshëm për pikat për të cilat akuzohet nga Prokuroria.
Ai në sallën e gjyqit ka thënë se e ka të vështirë ta kuptojë akuzën dhe se nuk e ka asnjë lidhje me pikat për të cilat akuzohet, shkruan lajmi.net.
“Unë e kam vështirë që ta kuptoj akuzën. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja para pak kohe. Akuzën e kuptoj kështu siç është, pasi që nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet akuza”, tha Krasniqi. /Lajmi.net/