Konfirmon Kadri Veseli: Jam tërësisht i pafajshëm
Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, është deklaruar para Gjykatës Speciale, duke konfirmuar deklarimin filletar se është i pafajshëm.
Veseli gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë e tij për vonesën, teksa është deklaruar i pafajshëm.
“E shprehi paknaqësinë time për një vonesë të tillë dyvjeçare e gjysmë.
Megjithatë iu falënderoj, tërësisht i pafajshëm”, është shprehur Veseli.