POLITIKATË FUNDIT

“Kjo i bie që Jakup Krasniqi është dashur ta vrasë veten” – Syla: Nga anëtar i LDK-së, Krasniqi u bë zëdhënës i UÇK-së

Ish këshilltari i Hashim Thaçit, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se miti i “Shtëpisë së Verdhë” sot ka rënë, teksa filloi gjyqi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Syla thotë se ato akuza që u bënë për trafikime organesh, e për të cilat u shkrua në të gjitha mediat e mëdha botërore dhe për shkak të saj u fillua Gjykata Speciale, sot nuk ekzistojnë.

“Sot ishte një ditë e zezë, pas një ditë të bardhë nëse mund të them, ku u marshua për UÇK-në dhe vlerat e luftës sonë çlirimtare. Megjithatë Shtëpia e verdhë sot ra. Shtëpi për të cilin gazeta më e madhe britanike shkroi se kryeministri i Kosovës është i përfshirë në trafikim me organe”, thotë ai.

Syla tha se edhe aktakuza e lexuar ndaj të akuzuarve nuk ishte në rregull.

“U tha se UÇK u krijua për të eliminuar rivalët politikë në Kosovë, ku flitej për LDK-në. Kjo i bie që Jakup Krasniqi është dashur ta vrasë vete. Nga anëtar i LDK-së, Krasniqi u bë zëdhënës i UÇK-së. Silleshin sikur në Kosovë të mos ekzistonin fare forcat serbe që krijonin masakra ndaj shqiptarëve të Kosovës. ”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *