I vetëm në zyrë, Klinaku ndjek gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
I vetëm në zyrë, Klinaku ndjek gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre.
Mbështetja për ish-krerët e UÇK-së nuk po mungon as nga zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Faton Klinaku i vetëm në zyrë ka ndjekur gjykimin ndaj ish-bashkëluftëtarëve të tij që po mbahet sot në Hagë.
Klinaku është parë po ashtu duke e ndjekur edhe protestën që po organizohet sot në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për pikat e reja në aktakuzën e tij.
Ai ka thënë se kupton akuzat, dhe ndihet plotësisht i pafajshëm, shkruan lajmi.net.
“E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm”, tha ai.
Gjykatësi ia rikujtoi Thaçit se në paraqitjen e parë është vetëdeklaruar i pafajshëm.
Pos Hashim Thaçit edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shprehur të pafajshëm. /Lajmi.net/