Haradinaj shtron iftar për myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame
Haradinaj shtron iftar për myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim myftiun e vendit, Naim Tërnava.
Haradinaj njoftoi se në selinë e AAK-së shtruan iftar për myftiun Tërnava si dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Haradinaj tha se harmonia dhe solidariteti në rrugën drejt qëllimeve të përbashkëta janë vlerë e madhe e jona, që e kanë lakmi edhe popujt me demokracinë më të avancuar.
Postimi i plotë:
Si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e patëm për nder të shtrojmë iftar për Muftiun Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Harmonia dhe solidariteti në rrugën drejt qëllimeve të përbashkëta, janë vlerë e madhe e jona që e kanë lakmi edhe popujt me demokracitë më të avacnuara.
Shpreha mirënjohjen time për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë̈ dhe shtetndërtimit.
Me urimin që të jemi bashkë si gjithmonë në kultivimin e vlerave tona të përhershme, u dëshirova agjërim të lehtë dhe të pranuar në ditët e mbetura të Ramazanit./Lajmi.net/