TË FUNDIT

Aliu: Gjenerata që e çliroi Kosovën po përballet me padrejtësinë e radhës, por UÇK-ja është e shenjtë

Aliu: Gjenerata që e çliroi Kosovën po përballet me padrejtësinë e radhës, por UÇK-ja është e shenjtë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është deklaruar në lidhje me seancën gjyqësore të zhvilluar sot në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aliu tha se brez pas brezi luftëtarët tanë janë përballur me padrejtësitë.

Ai tha se qysh kur kemi qenë fëmijë, jemi rritur me ta, jemi angazhuar krah për krahë dhe kemi ndarë sfidën e sakrificën me ta.

Ministri Aliu tha se sot luftëtarët e lirisë, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës.

“Brez pas brezi luftëtarët tanë janë përballur me padrejtësitë. I kemi dëgjuar historitë e tyre prej më të vjetërve, qysh kur kemi qenë fëmijë, jemi rritur me ta, jemi angazhuar krah për krah, dhe kemi ndarë sfidën e sakrificën bashkë me ta.Sot luftëtarët tanë të lirisë, Jakup Krasniqi, Hashim Thaqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës”,tha ai.

Por Aliu theksoi se e bardha nuk nxihet dot nga shpifjet.

“Jam i bindur se ata do të triumfojnë. UÇK-ja është e shenjtë, luftëtarët dhe prijësit e saj heronj”,tha ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *