TË FUNDIT

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, rrugë kjo e harruar nga Ministria e Infrastrukturës

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, rrugë kjo e harruar nga Ministria e Infrastrukturës

Një aksident tejet i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Si shkak i këtij aksidenti ende nuk është raportuar për të lënduar, por dëmet e shkaktuara janë tejet të mëdha.

Duhet përkujtuar që pikërisht në këtë rrugë brenda dy ditëve janë shkaktuar katër aksidente mjaftë të rënda trafiku.

Rruga Prishtinë-Gjilan ndër të tjerash është shndërruar në një rrugë vështirë të kalueshme dhe gjendja e saj është thënë qartë e mjerueshme.

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, nga Ministria e Infrastrukturës nuk janë “lodhur” fare të merren me të.

Kësisoj kjo rrugë shpesh herë po bëhet shkaktare e lëndimeve të shumta trupore tek njerëzit, dëmeve të mëdha në vetura e deri edhe tek fatalitetet./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *