POLITIKATË FUNDIT

AGK-ja e dënon gjuhën e Zafir Berishës ndaj Ermal Pandurit

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, e ka parë me shqetësim statusin e ish-deputetit të NISMA-s, Zafir Berisha kundër autorit të emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ermal Panduri.

Berisha në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “Ermal Panduri i Dukagjinit vazhdon të mbetet zëri më besnik i politikës së Serbisë, se si i trajton temat që lidhen me luftën dhe me mostrumin politik në Hagë.”

AGK thotë se çdo asocim i gazetarëve dhe medieve me Serbinë është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm, sidomos për një proces të ndjeshëm siç është ai i Hagës.

AGK-ja, u bënë thirrje politikanëve që të përmbahen nga gjuha e tillë kundër gazetarëve, sepse si pasojë e saj, gazetarët shpesh bëhen cak i kërcënimeve dhe fyerjeve nga opinioni.

Pas AGK-së ka reaguar edhe moderatori i Debat Plus, i cili e ka marrë me “sportivitet” statusin e ish-deputetit.

“I hackohet fb, ministrit te internetit. Zafa faleminderit ”, ka shkruar Panduri në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *