TË FUNDIT

Abdixhiku: Të kapërcejmë mbi popullzimin e së shkuarës, është humbur shumë kohë

Abdixhiku: Të kapërcejmë mbi popullzimin e së shkuarës, është humbur shumë kohë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se duhet të kapërcehet mbi popullzimin e së shkuarës.

Më tutje, kryetari i LDK-së ka thënë se është humbur shumë kohë.

Këto deklarata, Abdixhiku i bëri gjatë shënimit të 33-të vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Prizren.

‘’Përtej nderimit të së shkuarës, projektuam të ardhmen. Atë që vendit i sjellë një zë politik modern, në përputhje me përballjet e qytetarëve e zhvillimor në transformimin e madh që i duhet Kosovës. LDK sot ka këtë detyrë. Të kapërcejë mbi popullzimin e së shkuarës, për t’i dhënë përgjigje çështjeve që na definojnë të tashmen e të ardhmen. Sepse kemi humbur kohë shumë, sepse meritojmë më shumë’’ ka thënë Abdixhiku.

“Mobilizimi ynë politik, sikurse ky në Prizren, po na shoqëron në çdo anë e çdo qytet. Për këtë jemi krenar të gjithë”, ka shtuar më tutje Abdixhiku./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *