Valon Syla: Liria ka Emër, Albin Rrenci a po e sheh?
Valon Syla: Liria ka Emër, Albin Rrenci a po e sheh?
Sot është mbajtur Marshi për Drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë. Në këtë marsh janë parë numër tejet i madh i të pranishmëve.
Duke publikuar një fotografi të turmës së madhe, gazetari Valon Syla është shprehur se përveç kërkesës për drejtësi për UÇK- në është edhe reflektim dhe pakënaqësive ndaj qeverisjes, përcjell lajmi.net.
“Kësi tubimi masiv, civil dhe qytetar nuk ka pasur në Kosovë nga viti 1989 e deri më sot me 2 prill 2023.
Në këtë tubim poashtu përpos kërkesës për drejtësi për UÇK’në, Thaçin dhe Veselin… reflekton edhe paknaqësinë kosovare ndaj ngjarjeve, qeverisjes të dobët dhe mashtrimeve.
Liria ka Emër. Albin Rrenci, a po e sheh? Vetëmenaxhoje tash…”, ka shkruar Syla në Facebook./Lajmi.net/