TË FUNDIT

“Ushton” Prishtina, Memli Krasniqi bën me dije se krerët e UÇK-së po e përcjellin marshin

“Ushton” Prishtina, Memli Krasniqi bën me dije se krerët e UÇK-së po e përcjellin marshin

Para të pranishmëve në Marshin për Drejtësi ka folur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se ky marsh po ndiqet edhe nga ish-ushtarët që janë në Hagë, shkruan lajmi.net.

Në ato momente, turma është “elektrizuar” duke duartrokitur për krerët.

“Në këto momente, janë duke na përcjellur drejtpërdrejtë nga Haga, çlirimtarët tanë. Po na përcjellin drejtpërdrejtë, Thaçi, Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqit”, tha Krasniqi.

“Ju ftoj që me një duartrokitje që s’e ka dëgju Prishtina, t’ju tregojmë që jemi me ta gjithmonë”, tha ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *