Tropojanët “zbarkojnë” në Prishtinë, i dalin në përkrahje krerëve të UÇK-së
Tropojanët “zbarkojnë” në Prishtinë, i dalin në përkrahje krerëve të UÇK-së
Ende pa filluar Marshi për Drejtësi, janë stërmbushur sheshet e Prishtinës me qytetarë nga vendet e ndryshme.
Përveç se nga Kosova e mërgimi, për marsh kanë ardhur edhe numër i madh nga Shqipëria.
Në një fotografi të shpërndarë nga faqja “Liria ka emër” bëhet e ditur kjo gjë.
Marshi do të fillojë nga ora 14:00, dhe do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Ky marsh solidarizues është në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë./Lajmi.net/