Tasholli: UÇK-ja, vlera më sublime që e kemi krijuar si komb
Tasholli: UÇK-ja, vlera më sublime që e kemi krijuar si komb
Njëri nga organizatorët e marshit për krerët e UÇK-së, Ismail Tasholli ka folur sot para të pranishmëve.
Tasholli ka treguar se si ishte në moshën 13 vjeçare kur kishte parë ushtarin e parë të UÇK-së, shkruan lajmi.ne.
“Si në filma epik, ishte një betejë mes të mirës dhe të keqës. Mes lirisë dhe robërisë. Mes jetës dhe vdekjes. Unë, sikurse të gjithë moshatarët e mi, e kam ndjerë në palcë pabarazinë. Ushtari i lirisë në sytë e mi e kishte marrë trajtën e një superheroi magjik. Luftëtari i së mirë, lirisë, se të tilla kanë qenë pjesëtarët e UÇK-së”, tha ai.
“UÇK-ja është vlera më sublime që e kemi krijuar si komb. Ne si komb, bashkë siç na ka hijë, marshojmë kundër ndryshimit të historisë. Ne sot u bëmë bashk, dhe siç e shihni doli dielli”, tha ai./Lajmi.net/