TË FUNDIT

Rezultatet preliminare: Millatoviq prin ndaj Gjukanoviqit

Rezultatet preliminare: Millatoviq prin ndaj Gjukanoviqit

Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka fituar rreth 60 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Teksa kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, ka marrë rreth 40 për qind, treguan rezultatet preliminare prej 55 për qind votave të numëruara nga Qendra e Monitorimit.

Bazuar në të dhënat e Qendrës për Tranzicion Demokratik, pjesëmarrja në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 7.7 për qind më e lartë se në rundin e parë, i cili u mbajt më 19 mars.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar rreth 383.3 mijë votues ose 70.7 për qind.

Pasi fituan më së shumti vota në rundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidatët për pozitën e presidentit për një mandat pesëvjeçar janë Millo Gjukanoviqi dhe Jakov Millatoviq.

Ndërsa, Jakov Millatoviq, është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari ka hyrë në politikë që më pak se tre vjet.

Ai ka thënë se dëshiron që Mali i Zi të anëtarësohet në BE, megjithëse disa nga partitë që e kanë mbështetur kandidaturën e tij janë pro-ruse/REL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *