TË FUNDIT

Pamje/ Brohoritjet e qytetarëve kur kuptojnë se marshin nga Haga po e ndjekin ish-krerët e UÇK-së

Pamje/ Brohoritjet e qytetarëve kur kuptojnë se marshin nga Haga po e ndjekin ish-krerët e UÇK-së

Kryeqyteti mori sot krejtësisht pamje tjetër. Qytetarë të shumtë u mblodhën nga të gjitha vendet, për t’u dalë në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Hagë në kuadër të një procesi gjyqësor nga Dhomat e Specializuara.

E pikërisht pamjet ku qytetarët u mblodhën me flamuj e pankarta të shumta për t’u dalë në përkrahje i ndoqën edhe ish-krerët.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë deklarimit të tij para turmës.

Krasniqi tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe të tjerët po ndjekin drejtpërdrejtë këtë ngjarje.

E në këtë moment ata të cilët ishin mbledhur në sheshet e Prishtinës brohoritën për t’u dalë edhe më tepër në përkrahje.

“Po na përcjellin drejtpërdrejt Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët e tyre, andaj ju ftoj që me një duartrokitje që s’e ka dëgjuar asnjëherë Prishtina, t’u tregojmë mbështetjen, t’u tregojmë solidaritetin, t’u tregojmë që jemi me ta gjithmonë”, tha Krasniqi./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *