TË FUNDIT

Pacolli për marshin: Ne sot jemi të gjithë të bashkuar

Pacolli për marshin: Ne sot jemi të gjithë të bashkuar

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është deklaruar në lidhje me marshin e sotëm ku kërkohej drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

Pacolli tha se UÇK-ja nuk ishte gjë tjetër veçse një ushtri çlirimtare, ashtu siç mbrohen popujt në luftë me okupatorin nga sulmet luftarake.

“Marshimi dinjitoz i sotëm është jo vetëm për UÇK-në, për dëshmoret por edhe për ata që sot po mbahen padrejtësisht nepër burgje pa baza ligjore dhe pa akuza të dëshmuara”,tha Pacolli, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu theksoi se ne sot jemi të gjithë të bashkuar./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *