Nesër fillon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Memli Krasniqi udhëton drejt Hagës
Nesër fillon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Memli Krasniqi udhëton drejt Hagës
Pas marshit që u mbajt sot në sheshet e Prishtinës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka udhëtuar për në Hagë.
Memli Krasniqi udhëtoi drejt Hagës, siç tha ai për t’u qëndruar pranë çlirimtarëve, nesër në ditën kur edhe nis procesi gjyqësor ndaj tyre.
Udhëtimi i Krasniqit drejt Hagës ndodhë vetëm pak orë pas përfundimit të “Marshit për Drejtësi”, të organizuar nga “Liria ka Emër”.
“Nga Marshi për Drejtësi, rrugës për në Hagë, për të qenë pranë çlirimtarëve tanë”,shkroi ai.
Ndryshe rreth 100 mijë qytetarë morën sot pjesë në marshin e organizuar shesheve të Prishtinës, për t’u dalë në përkrahje ish-krerëve të UÇK-së të cilët po vazhdojnë të mbahen në Hagë në kuadër të një procesi gjyqësor në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Përmes këtij marshi, qytetarët kanë kërkuar liri dhe drejtësi për ish-krerët e UÇK-së./Lajmi.net/