TË FUNDIT

Musliu: Në Hagë po gjykohet liria e popullit të Kosovës

Musliu: Në Hagë po gjykohet liria e popullit të Kosovës

Në mesin e mijëra qytetarëve që marshuan sot (e diele) në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të pranishëm që përkrahën afër këtë marsh për drejtësi ishin edhe shumë figura politike.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e lumtur që numri i madh i qytetarëve marshuan për drejtësi.

Musliu tha se e kanë për obligim të bëjnë më shumë për lirinë e vendit, pasi siç tha ajo, në Hagë po gjykohet liria e popullit të Kosovës.

“Unë kam dalë sot si çdo qytetare e Kosovës, pa dallim politik, fetar e etnie, sot kërkojmë drejtësi për çlirimtaret. Më vjen mirë që përfundimisht qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë kuptuar që vlera jonë më e shenjtë, sublime është UÇK-ja… 2:11 Ne duhet të bëjmë më shumë për lirinë tonë sepse në Hagë po gjykohet liria e popullit të Kosovës. Andaj, e kemi për obligim sikur ata që e mbrojtjen dje me pushkë, sot ta mbrojmë në mënyrë paqësore lirinë tonë”, tha Musliu.

“Marshi për drejtësi” u organizua një ditë para fillimit të procesit gjyqësor në Hagë, pasi, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *