TË FUNDIT

Molliqaj: Qeveria Kurti është anti-UÇK

Molliqaj: Qeveria Kurti është anti-UÇK

Dardan Molliqaj, i cili është kryetari i PSD-së ka reaguar me një shkrim në Facebook, në lidhje marshin për drejtësi që u mbajt sot në sheshet e Prishtinës.

Molliqaj ka thënë së gjurma e UÇK-së shkeli sot sheshin.

Ajo çka sot pamë në Sheshin e Kryeqytetit është gjurmë nga përpjekja çlirimtare e organizuar në ushtri e që arriti fitoren, përkundër gjasës. Fuqia dhe e vërteta që ngërthen UÇK-ja na organizuan edhe sot, kundër gjykimit politik që po i bëhet drejtuesve të saj.

Një rëndësi shtesë që ka protesta aq e madhe sot është që po ndodhë përkundër frymës anti-UÇK e instaluar në këtë qeveri.

Përpjekja për çlirim mbetet nevojë e kohës, nën kushte të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *