Marshit i prijnë familja e Thaçit dhe Veselit
Marshit i prijnë familja e Thaçit dhe Veselit
Me këngë patriotike ka filluar Marshi për Drejtësi në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Këtij marshi iu janë bashkëngjitur numër tejet i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova. E po ashtu edha nga mërgimi e Shqipëria, përcjell lajmi.net.
Marshit për Drejtësinë dhe UÇK-në, i prijnë Memli Krasniqi, familja e ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Më 3 prill do të nisë gjyqi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të cilat thuhet se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.Jakup Krasniqi që nga 4 nëntori i vitit 2020 gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Po ashtu, Selimi më 4 nëntor kishte njoftuar se kishte marrë konfirmimin për aktakuzën dhe ishte nisur drejt Hagës.
Ndërsa, Thaçi dhe Veseli më 5 nëntor kishin konfirmuar aktakuzat ndaj tyre nga Dhomat e Specializuara./Lajmi.net/