Kryetari i Bujanocit: I thash edhe ambasadorit Chris Hill se unë jam për shkëmbim të territoreve
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, saktësisht “ujdin” e Kosovës dhe Serbisë, bazuar në planin franko- gjerman, ka shprehur keqardhje se pse nuk u përfshi çëshjta e Luginës së Preshevës në këtë marrëveshje të 27 shkurtit dhe 18 marsit, shkruan Gazeta Blic.
Sipas tij, kjo marrëveshje nuk është finale dhe viteve të ardhshme mund të çelet edhe kjo temë. Por, ai ka shtuar se edhe në vitin `92, por edhe tash por edhe pas disa viteve shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithmonë do të votonin përmes referendumit, që kjo pjesë t`i bashkohet Kosovës. Këtë varint, po e vlerëson si mundësinë që përfundimisht Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdheniet.
Arifi këtë qëndrim thotë se ia ka thënë edhe ambsasadorit amerikan në Boegrad, Christofer Hill.
“Këtë çëshjte e biseduam edhe me Hillin dhe në këtë drejtim dhe më dha një përgjigje se 45 mijë serb janë në veriun e Kosovës dhe nuk ka mundësi reale që të bëhet një autonomi (në Kosovë) që po e përmendi ju. Është e vërtetë që duan të sigurojnë një të drejtë të serbëvë në atë drejtim. Nuk jam për shkëmbim territoresh, por jam për korrigjim të kufijve, unë perosnlisht, sespe kjo pjesë deri në vitet e `50 ka qenë pjesë e atëhershme e Kosovës dhe duhet në këtë drejtim të punojmë, sepse nuk do të ketë stabilitet politik dhe ekonomik edhe në Kosovë por edhe në Luginën e Preshevës, por do të jetë një korigjim. Them kështu si duhet një pjesë korigjimi i kufijve, pjesa që i është bashkangjitur Kosovës diku viteve të `50 për ta ruajtur atë balansin e populates, Leposaviç, Zubin Potoku, Zveçani, këndej Medvegja, Presheva e Bujanovci, do të ketë stabilitet edhe në republikën e Kosoëvs edhe në republikën e Serbisë, ky ëhstë mendimi im personal dhe do të zgjidhen disa problem mijëvjecare”, thotë Arifi për “Blic Interview”.