Haradinaj: Të angazhohemi për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm
Haradinaj: Të angazhohemi për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se dita botërore të ndërgjegjësimit për autizmin, të na shërbejë të reflektojmë si shoqëri për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballen ata dhe familjet e tyre.
Haradinaj ka shtuar se duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë.
Shkrimi i plotë:
Sot, në shënimin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, të reflektojmë si shoqëri për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballen ata dhe familjet e tyre.
Le të na shërbejë kjo ditë për të njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë.
Duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë.